Pas përfundimit të javës së gjashtë të Superiores, “Sport Ekspres” ka ndërtuar edhe formacionin më të mirë të javës në bazë të analizës së bërë nga Oltijon Kërnaja. Me skemën 1-3-4-3 vjen edhe vendosja si më poshtë, atje ku ka futbollistë që janë të shpërndarë në ekipe të ndryshme, duke mos e lënë fokusimin vetëm në derbin Tirana-Partzani. Shënime duhen mbajtur në krahun e Kastriotit, pa harruar heroin Imami që i dha kryesimin Vllaznisë dhe Lorenzo Vilën që kthehet i frikshëm.
1-3-4-3
Bekaj– Shpëton Tiranën në 3 raste të pastra. Flagrante ishte rasti ku goditja e Bardhit me kokë vetëm 3 metra larg portës u evitua. Nëse Bekaj nuk do priste, tani do ishim duke folur për një krizë të thellë rezultatesh tek Tirana.
Bicaj- Qendërmbrojtësi i Skënderbeut bllokoi në çdo rast sulmuesit e Laçit. Praktikisht Nëabueze nuk goditi asnjëherë kuadratin.
Imami- Mbyll mirë aksionet e Apollonisë dhe me golin e tij i jep 3 pikë Vllaznisë, për të mbajtur kryesimin e renditjes. Heroi i shkodranëve!
Bitri- I përqendruar në mbrojtje dhe rrezik konstant në goditjet standarte të Partizanit.
Bardhi- Kapiteni i Kastriotit është një ndër elementet që duhet të mbahet nën vëzhgim nga specialistët, i shpejtë, teknik dhe shumë vizion për lojën. La në hije një lojtar si Kuros, ndër më të mirët e linjës së majtë.
Okebuku– Tjetër gol nga mesfushori, tjetër paraqitje mbi pozitive për të. Duket se Kastrioti ka goditur në shenjë.
Batha- Kapiteni bardheblu, fitoi shumë dyluftime, organizoi sulmet e Tiranes dhe tentoi goditjet disa herë. Ndoshta terreni nuk ia linte hapësirën që të nxirrte gjithë potencialin.
Mara- Talenti i radhës për Superligën nga Skenderbeu, një gol për kryevepër, një lojtar që premton shumë!
Leria- Braziliani i Kukësit ishte rrezik kostant për mbrojtësit e Apollonisë, pak rëndësi ka majtas apo djathtas, ai fitonte të gjitha dyluftimet, shumë topa të ofruar per Ezen sot.
Mazrekaj- Forma është e momentit, klasi i përhershëm. Shpik një pasim për Harmon në min e 92 kur të gjithë mendonin që ndeshja mbaroj. Nëse arrin formën e duhur fizike, do jete një armë më shumë për Laçin.
Vila- Bast i fituar me trajnerin Martini, 2 ndeshje pezullim nga klubi sepse nuk pranonte të luante djathtas, asnjë gol nga Teuta. Rikthimi i Vilës në krahun e majtë dhe një gol prej fenomeni!