“Partizani? Prisni, as Kupat e Europës nuk kap”/ Doka flet hapur: Derbin më mirë mos ta shihje fare…

Albi Doka ka komentuar ndeshjen e zhvilluar mes Tiranës dhe Partizanit që është mbyllur në një barazim pa gola. Shumë kritika kishte pas 90 minutave për lojën e zhvilluar nga të dy ekipet, që nuk përmbushi pritshmëritë e tifozëve. Ndërkohë mbrojtësi i Goricas dhe që dikur ka qenë pjesë e bardhebluve ka komentuar gjatë për “Supersport” duke u shprehur se penalltia ishte e pastër në rastin e Ernest Muçit dhe njëkohësisht ka parashikuar formën e dobët të Partizanit në vazhdimësi.

“E kam parë derbin mes Tiranës dhe Partizanit në shtëpi. Shiko, nuk më ka pëlqyer as Tirana dhe as Partizani në fakt, ishte një nga ato ndeshjet që më mirë mos ta shihje (qesh). Te Tirana unë kam bërë mirë, por tani e kuptoj tamam atë rëndësinë e stërvitjes, të sistemit të lojës dhe që të bën të ndihesh futbollist. E çfarë më mungon nga Tirana? Shokët dhe ajo pjesa e daljes jashtë. Këtu flitet vetëm për futboll, stërvitje, analiza taktike. Por nga një anë është më mirë pasi kështu mund të ecim përpara.

Largimi i trajnerit Egbo? Në Shqipëri janë mësuar që ndërrojnë trajnerët sa humb një ndeshje, por kam besim se Tirana do të kthehet. Sa i përket titullit kampion, zemra më thotë Tiranën, por shoh edhe Teutën. Partizani? Prisni dhe do e shihni, as në Kupat e Europës nuk do të jetë. Dua t’i kthehem edhe atij rastit të dyshimtë të Muçit që nuk u dha penallti. Ishte pasi në një rast identik përpara 3 vitesh kur jam përplasur unë me Bathën në të njëjtën mënyrë, është dhënë penallti për Partizanin”, u shpreh Doka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *