Vllaznia ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në Superiore duke fituar në shifrat 1-0 kundër Bylisit. Eni Imami do t’i jepte tre pikët që i kthejnë shkodranët në vendin e parë. Ndërkohë nga ana tjetër është Skënderbeu që ka gabuar në minutat e fundit kundër Laçit, duke barazuar në shifrat 1-1. Më poshtë gjeni edhe intervistat e trajnerëve për “Supersport”:
Nica (Laçi): “Ndeshja nisi mirë, po shkonte në mënyrën e duhur, deri në pjesën e manovrës sulmuese. Lojtarët duhet të japin pasimin e thjeshtë, ka shumë probleme në organizimin taktik. I thashë futbollistëve se Skënderbeu është më i organizuar taktikisht, pasi ka lojtarë që duan të promovohen dhe komandohen më lehtë nga trajneri. Ndërkohë te Laçi është më e vështirë që të komandohen futbollistët, nuk duan, duhet të kuptojnë këtu se vendos trajneri. Pa shpirt gare nuk ke se ku shkon. Nëse presidenti do të vendos që të drejtoj unë, atëherë dua që të vazhdoj por që të vendos unë dhe të ndihet dora ime”.