Yjet e Premier Ligës Jack Grealish dhe James Milner u shprehën mjaft të frustruar ndaj përdorimit të teknologjisë VAR duke theksuar se po e shkatërron futbollin. I menjëhershëm ishte reagimi i presidentit të FIFA-s, Infantino, i cili I quajti këto akuza të pavërteta dhe numëroi disa fakte kur implementimi i kësaj teknologjie ka ndihmuar në shumë raste të dyshimta.
“Duhet të kujtojmë përpara se të flasim, se VAR-i ka vetëm dy vjet që është futur në futboll dhe jo 20. VAR sigurisht që po e ndihmon futbollin dhe kurrsesi nuk po e shkatërron. Mos të lejojmë që disa gabime sporadike të na ndryshojnë mendimin për këtë sukses. Kjo teknologji ka ndihmuar raste mjaft të veçanta në Champions League, Botëror dhe trajnerët, drejtuesit e të gjitha skuadrave janë dakort me të. “- u shpreh Infantino.
Gjithashtu presidenti u rikujtoi dhe njëherë lojtarëve anglezë që përdorimi i kësaj risie nuk ëshë i detyruar dhe ata mund të kërkojnë heqjen e përdorimit të saj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/