Mirlind Daku po kalon periudhën më të mirë në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar ka shpërther me gola si anjëherë më parë, duke regjistruar shifra të frikshme. Plot 20 gola mbajnë firmën e tij në 11 ndeshje që lojtari i Ballkanit ka zhvilluar në kampionat.
Por e shkuara nuk është aq e bukur për Dakun. Futbollisti 22-vjeçar ishte pjesë e Osijekut ku nuk arriti dot të tregonte vlerat, ndërsa në fillim të sezonit të shkuar u huazua te Kukësi. Megjithatë në të dyja ekipet do të ishte një “fantazmë“, pasi nuk arriti të linte gjurmë gjatë qendrimit të tij. E shkuara duhet harruar dhe këtë e di mirë Daku, i cili ka shpërndarë një “story“ në “Instagram“, ku shkruan se një e ardhme e ndritur vjen gjithmonë nëse harrohen dështimet e së shkuarës.
“E ardhmja më e ndritur gjithmonë do të bazohet në një të shkuar të harruar. Nuk mund të ecësh mirë në jetë derisa i lë të shkojnë dështimet dhe dhimbjet e zemrës së të shkuarës”, shkruan Mirlind Daku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/