U shtrua në spital pas infektimit me Covid-19, Duka i uron shërim të shpejtë Berishës: Të duam të gjithë!

Portieri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Etrit Berisha, është shtruar në spital ditën e sotme. Gardiani kuqezi është prekur nga Covid-19 në datën 27 nëntor dhe po kalon periudhën e karantimit deri më momentin që do të largojë virusin nga trupi i tij. Megjithatë klubi i Spal-it ka njoftuar përmes faqes së vetë zyrtare se Berisha është paraqitur në qendër spitalore për të qenë pranë kujdesit të mjekëve.

Pas këtij lajmi kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i gjendet pranë lojtarit shqiptar. Nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook“, presidenti i FSHF-së i uron shërim  sa më të shpejtë portierit të katërkëndëshit të Kombëtares sonë. “Uroj shërim të shpejtë për gardianin e portës sonë. Të duam të gjithë Etrit“, shkruan Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *