Rashicën e përndjek fati i keq këtë sezon, mbyll vitin me vetëm 5 paraqitje te Verderi

Milot Rashica nuk po arrin të gjejë qetësinë e duhur këtë sezon. Sulmuesi shqiptar është larg shkëlqimit të një viti më parë, ndërsa së fundmi fati i keq e ka përndjekur nga pas për t’i shkaktuar më tepër probleme.

Dëmtimet ia kanë vështirësuar vërtetë punën lojtarit nga Vushtrria, i cili humbi ndeshjet e para të sezonit për këtë arsye. Vetëm 5 paraqijte në fushën e lojës janë luajtur prej tij deri më tani dhe ky numër nuk do të rritet më tepër përgjatë këtij viti.

Rashica ka pësuar një dëmtim në stërvitjen e djeshme, ndërsa sot klubi i Verder Bremenit përcjell edhe informacione më të detajuara në lidhje me këtë temë. Sulmuesi dardan ka lënduar tendinën e kofshës së djathtë, çka do e mbajë atë larg fushave deri në fund të janarin, duke e mbyllur kështu përfundimisht këtë vit me Verderin, pjesë e të  cilëve mund të mos jetë më pas merkatos dimërore./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *