Një stori i Edison Kavanit në “Instagram” do të bënte mjaft bujë ditën e djeshme, duke e zbehur paksa fitoren e mrekullueshme me përmbysje të Mançester Junajtid. Pasi kishte marë një urim nga një miku i tij në Instagram për dopietën e shëmuar, Kavani i riktheu nderin dhe më përkëdheli i tha “Faleminderit i ziu i vogël”.
Pasi kuptoi se mund të kryqëzohej në rrjetet sociale, uruguajani e fshiu këtë stori në “Instagram”, por ishte tepër vonë, pasi tashmë Federata e Futbollit të Anglisë ka hapur një investigim ndaj tij për racizëm. Ish-lojtari i Liverpulit, Jamie Carragher deklaroi se ndëshkimi i Kavanit nuk do të ulte ndjenjën e racizmit, por duhet rritur edukimi i njerëzve dhe sidomos të rinjve nëpërmjet lëndëve të qytetarizmit në shkolla.
“Ai vendosi diçka në “Instagram” që nuk mendonte se e kishte gabim dhe 24 orë më vonë i duhej të kërkonte falje. Ka ndodhur më parë dhe do ndodhë më vonë. Nuk mendoj se dënimi me 3 ndeshje do të ulë racizmin. Sa herë që ndodhin këto raste të gjithë flasin për edukatën, por nuk po shoh të bëhen leksione në stërvitje apo në shkolla. Edukimi duhet të jetë kurrikul në shkolla.”- u shpreh Carragher./Elio Hajdari-Sport Ekspres/