“Koha për t’u kthyer”, Marash Kumbulla mposht virusin dhe është gati për Romën

Pas 20 ditësh që nga koha e infektimit me Covid-19 Marash Kumbulla ka fituar betejën e tij me virusin. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte në izolim gjatë gjithë kësaj kohe, duke humbur edhe ndeshjet e nëntorit me kuqezinjtë. Megjithatë karantina për të ka marrë fund për ditën e sotme, kur tamponi rezultoi negativ.

Lajmin e jep vetë Kumbulla përmes rrjetit të tij social në “Instagram”, ku në një story të publikuar shkruan: “Koha për t’u kthyer”. Nga nesër talenti 20-vjeçar do të paraqitet në qendrën mjekësore për të kryer vizitat që përcaktojnë gjendjen e tij fizike në aspektin sportiv. Më pas do të jetë në dispozicion të trajnerit Fonseka në stërvitje dhe gati për të zënë vendin e tij në prapavijën e Romës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *