Ndarja nga jeta e Diego Armando Maradonës duket se ka qenë një motiv i madh për Napolin që të dilte me kokën lart nga stadiumi që tashmë mban emrin e legjendës së futbollit. Të kaltrit kanë shkatërruar me shifrat 4-0 Romën dhe gjithçka ndodhi në këtë takim ishte në nder të “Zotit” të futbollit.
Përpara fillimit të lojës Insinje ka vendosur lule pranë posterit të Maradonës, ndërsa ekipet kanë mbajtur nga 1 minutë heshtje. Një detaj tjetër ishin edhe fanellat e Napolit, që këtë herë ishin ndryshe nga zakonisht për të respektuar ikonën argjentinase të futbollit.
Inisnje realizon një perlë nga goditja e dënimit në minutën e 30 dhe më pas festoon duke puthur fanellën me numrin 10 e që mbante të shkruar emrin e Maradonës. Ndërkohë rrugën e rrjetës e ka gjetur më pas Fabian Ruiz dhe Dries Mertens, i cili shënoi në minutën e 81. Vetëm 5 minuta më vonë ishte Politano që me një gol “alla” Maradona për Maradonën, ku duke kaluar përmes disa kundërshtarëve, arrin të shënojë edhe golin e katërt për napoletanët. Mbrojtja e Romës rezulton katastrofë pa Marash Kumbullën, i cili ende nuk ka fituar betejën me Covid-19./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/DeshaunTalks/status/1333163122773925897