Ky sezon është më konkurrues se asnjëherë më parë sa i përket Thomas Strakoshës te Lacio. Gardiani shqiptar duhet të bind trajnerin dhe tifozët se e meriton vendin e titullarit më tepër sesa Reina. Ky i fundit po aktivizohej nga Inzagi përgjatë kohës që portieri i Shqipërisë rezultoi me COVID dhe siguria që i dha Lacios ishte e jashtëzakonshme.
Në shtatë ndeshjet pa Strakoshën nuk ka ardhur asnjë humbje për kryeqytetasit dhe mbi të gjitha Reina nuk ka gabar asgjë. Përkundrazi, ka më tepër siguri në daljet e tij dhe njëkohësisht ulërimat që jep në stadiumin e boshatisur për të movituar shokët e ekipit përcjellin energjinë e duhur.
“Tuttomercatoëeb” raporton se Inzagi e ka thënë në konferencën për shtyp se në ndeshjen e nesërme kundër Udinezes do të luajë Strakosha nga minuta e parë. Kjo është edhe hierarkia e vendosur atje ku Reina vjen pas portierit të Shqipërisë. Megjithatë po në të njëjtën media italiane thuhet se tifozët dëshirojnë më shumë portierin me eksperiencë sesa Strakoshën. /Sport Ekspres/