“Isha i motivuar për festën e flamurit”, flet Topalli pas realizoi golin e parë në elitën e Turqisë

Jetmir Topalli ka shënuar golin e parë me Yeni Malatyaspor në Superligën e Turqisë. Goli i 22 vjeçarit ishte mjaft vendimtar pasi i dha barazimin skuadrës së tij ndaj Goztepe në minutën e fundit të takimit. Ky gol ishte i vlefshëm për shqiptarin, pasi ndodhi pikërisht në 28 nëntor, që është festa e pavarësisë së Shqipërisë.

Në një intervistë për median e Kosovës, Indeksionline, Topalli ja ka dedikuar golin të gjithë shqiptarëve ku do që ndodhen. “Ky gol ka qenë sot për ditën e flamurit. Kam qenë i motivuar sot për shkak të festës dhe festova me shqiponjë. Jam ndierë shumë mirë pasi ka qenë goli i parë në Superligë. Nuk kam pas shumë minuta, jam mundur që në atë pak kohë me i kry detyrat që mi jep trajneri me dhënë maksimumin. Falë Zotit qëllova në vendin e duhur dhe shënova.” – u shpreh Jetmir Topalli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online