Barcelona ul pagat e futbollistëve, kriza prek edhe ekipin e madh të La Liga-s

COVID-19 po vazhdon të përhapet me hapa mjaft të shpejtë, teksa duket se kemi hyrë në valën e dytë të infektimit. Vështirësitë ekonomike kanë goditur drejtpërsëdrejti klubet mbarëbotërore duke përfshirë dhe Barcelonën, e cila cilësohet si një nga ekipet me fitimet më të mëdha në botë.

DItën e sotme mediat spanjolle kanë shpërndarë një lajm ku thuhej se është arritur akordi mes klubit dhe lojtarëve për zvogëlimin e pagave. Nëpërmjet kësaj marrëveshje, klubi katalan tashmë ka kursyer një shifër madhore prej 122 milionë eurosh.

Raportimet e fundit brenda klubit tregojnë se vetëm sezonin e kaluar Barcelona pësoi një humbje prej 220 milionë eurosh si pasojë e mungesës së tifozëve në stadiume dhe ndërmarrjes së masave të rrepta financiare në kuadër të COVID-19. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *