Ndarja nga jeta e një legjende si Diego Armando Maradona ka hidhëruar çdo dashamirës të futbollit. Mijëra tifozë i kanë kushtuar homazhe atij që konsiderohet si më i miri i të gjitha kohërave të sportit më të dashur në botë. Askush nuk ka nguruar të tregojë respektin dhe dashurinë për “Zotin” e futbollit, duke lartësuar kështu figurën e tij.
Jeta jashë fushe e Maradonës nuk ka qenë aq e qetë dhe për këtë Klop është shprehur se të gjithë ne mund ta kishim ndihmuar. Sipas trajnerit argjentinas nëse në vend të një selfie t’i tregonim dashurinë në kohën kur ai ishte ende gjallë, atëherë gjërat do të ishin ndryshe për të.
“Jeta e tij (Maradonës) tregon se sa e këndshme dhe sa e vështirë njëkohësisht mund të jetë jeta e një lojtari të klasit botëror. Ai ishte një figurë shumë mbresëlënëse. E kam takuar njëherë, që për një futbollist të nivelit tim ishte sikur të takoje Papën për të qenë i sinqertë. Ishte shumë e veçantë.
Do i mungojë futbollit, do më mundojë dhe mua. Mund të shikoni në reagimet në gjithë botën se nëse ne do i tregonim dashurinë tonë pa i kërkuar një selfie, thjesht ti tregonim respektin që meritonte sa ishte gjallë, mendoj se mund ta kishim ndihmuar”, ka thënë Jurgen Klop./Halit Delibashi-Sport Ekspres/