“Eriksen ndihet si një qen”, De Biazi tregon si e bëri shembull lojtarin: Që nga ajo ditë nuk u kthye më në Kombëtare

Xhani De Biazi ka dhënë një intervistë ditën e sotme për median italiane “Tuttomercatoweb”. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare ka folur mbi aventurën e tij të re në krye të pankinës së Azerbajxhanit, ku nuk e ka nisur me këmbën e mbarë. De Biazi ka shpjeguar arsyet e ecurisë jo pozitive të azerëve, ku nuk ka nguruar të tregojë dorën e hekurt që pas ndeshjes së parë, duke bërë shembull njërin prej lojtarëve të tij.

“Kisha pak kohë në dispozicion. Arrita më 10 gusht dhe më 7 shtator u ndeshëm me Luksemburgun, i cili ishte stërvitur nga i njëjti person për dhjetë vjet. Përveç kësaj, ata i dhanë nënshtetësinë shumë amerikano-jugorëve dhe u rritën mjaft nga pikëpamja teknike. Ne ishim në avantah, pastaj në pjesën e dytë, megjithatë, ne paguam për gjendjen atletike, dhe ata shfrytëzuan mundësinë e dhënë nga një ndërhyrje në stilin e volejbollit nga një prej lojtarëve tanë, i cili nuk u kthye më në ekipin kombëtar“, ka thënë fillimisht De Biazi.

Më tej italiani ka komentuar edhe futbollin e Serie A, ku është ndalur te Interi i Antonio Kontes. Ish-kreu i pankinës së kuqezinjve thekson se Erkisen duhet të ndihet mjaft keq që nuk i jepet mundësia për të luajtur me fanellën zikaltër. Sa i përket performancës së Kontes, De Biazi shprehet se Interi nën drejtimin e tij Interi po bën më keq se sa pritej.

Si duhet të ndihet Eriksen? Si qen. Nuk merret në konsideratë, dhe për këtë arsye nuk mund të japë më të mirën e tij. Interi po bën më keq sesa mund të prisnim, dhe më vjen keq sepse e respektoj shumë Konten dhe mendova se ai mund ta çonte Interin në një nivel tjetër. Në Itali ai ende mund të thotë fjalën e tij, por duke parë largimin e Interit nga grupet e Ligës së Kampionëve është një humbje për futbollin tonë. Mund të ndodhë me këdo gjithsesi, sepse futbolli nuk është matematikë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *