Bajerni i Mynihut dhe Mançester Siti i bashkohen Juventusit, Barcelonës, Sevijës dhe Çelsit si skuadrat që e kanë siguruar matematikisht kualifikimin për në fazat finale të Uefa Champions League. Qytetarët fituan me rezultatin minimal 0-1 përballë Olimpjakosit me një gol të shënuar nga Foden në pjesën e parë të takimit, ndërsa bavarezët fituan me rezultatin 3-1 ndaj një skuadre jo të lehtë si Salzburgu.
Mançester Siti dhe Bajerni i Mynihut kanë përkatësisht nga 12 pikë dhe janë në rrugën e duhur për tu konsoliduar si “kokë grupi”, në mënyrë që në fazën e parë me eliminim të presin një skuadër më të lehtë. /Sport Ekspres/