Skënder Gega është larguar ditën e sotme nga Shqipëria në drejtim të Turqisë, ku është duke marrë një shërbim më të specializuar shëndetësor. Trajneri i Kukësit prej ditësh është i prekur nga Covid-19, ndërsa së fundmi gjendja e tij është përkeqësuar. Padyshim që e gjithë bota e futbollit shqiptar i ka uruar një shërim sa më të shpejtë Gegës dhe në këtë listë nuk mund të mungonte as Partizani.
“Demat e kuq“ urojnë ish-trajnerin e tyre që i ktheu titullin kampion pas shumë vitesh mungesë që të kalojë sa më shpejt këtë betejë me Koronavirusin, duke i treguar mbështetjen në këto momente të vështira.
“Familja e Partizanit i uron Skënder Gegës shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë në fushat e lojës. Jemi të gjithë me ty në këto momente të vështira. Do ta fitosh edhe këtë betejë kampion”, shkruan klubi i Partizanit në faqen zyrtare në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/