“Djaloshi magjik” ka lindur për të vendosur rekorde, Haland shkruan emrin edhe në “Champions League

Sulmuesi i Dormundit, Haland, është padyshim njeriu i rekordeve dhe kryefjala e lajmeve të mediave. Pas katër golave të shënuar në fundjavë ndaj Herthës së Berlinit, norvegjezi mbrëmjen e djeshme vendosi emrin e tij në historinë e Champions League.  Me golin e parë në minutën e 18-të,

Erling Haland u bë lojtari i parë në historinë e këtij kompeticioni që shënon 15 gola, duke thyer kështu konkurrencën e lojtarëve që kanë vendosur çdo rekord si Messi dhe Ronaldo. Sigurisht që 20 vjeçari nuk u mjaftua me kaq, duke shënuar dhe golin e tretë të takimit për të arritur kuotën e 16 golave të shënuar. Me këtë fitore Dortmundi është vetëm një hap larg kualifikimit në fazat finale të Uefa Champions League. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *