VIDEO/ Nuk fitonin në Napoli që nga viti 2010, Ibrahimoviç i kthen nderin Milanit

Milani ka thyer një “mallkim” që e përndiqte që prej një dekade. Fitorja në “San Paolo” ishte një mision i pamundur për kuqezinjtë që nga viti 2010, atëherë kur ishte pikërisht goli i Ibrahimoviç ai që i jepte triumfin “djajve”. E sot, 10 vite më pas, është pikërish i njëjti lojtar, ai që i kthen nderin në vend Milanit.

Dy gola të sulmuesit suedez kanë qenë mënyra për të shkuar drejt 3 pikëve, ndërsa historinë e takimit e mbyll Hauge në minutat shtesë për ta dwrguar ndeshjen në shifrat 1-3. Napoli u kundërpërgjigj me Mertens, por dalja me karton të kuq për Bakajoko duket se prishi ekuilibrat te të kaltrit e Gatuzos. Milani vijon të kryesojë tabelën e klasifikimit të Serie A me 20 pikë të grumbulluara deri më tani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *