Bundesliga do të rikthehet sërish këtë fundjavë dhe Bajerni i Mynihut do të përballet me Verder Bremenin të shtunën. Një takim ky ku pritet të ketë minuta edhe për Rashicën. Në një intervistë për mediat gjermane, ish-lojtari i të dyja skuadrave, Xhovane Elber, ka thënë se lojtarin shqiptar e sheh si të vetmin nga grupi i Verder Bremenit që mund të luajë për gjigantët bavarezë, megjithëse thekson se e ka fjalën për Rashicën e sezonit të shkuar dhe jo atë të kohëve të fundit.
“Bajerni i ka mbushur të gjitha pozicionet me nga dy lojtarë, jo vetëm me rezevë të klasit të lartë ose lojtarë plotësues, por me profesionistë me cilësi. Nëse dikush dëmtohet ose pezullohet, do të zëvendësohet me të njëjtën vlërë pa shumë përpjekje. Prandaj, profili i kërkuar për një kandidat është goxha i lartë.
Shoh shumë pak futbollistë të Verderit që i takojnë këto kërkesa. Aktualisht është vetëm një lojtar që i plotëson këto standarte, Milot Rashica, i cili ka aftësi të caktuara që mund ta ndihmojnë. Por me këtë nënkuptoj Rashicën e mirë, atë sulmues që ai ka prezantuar veten në ligë kohë më parë. Ka qenë në një formë të keqe kohët e fundit dhe ka vuajtur disa dëmtime”, ka thënë Xhonvane Elber./Halit Delibashi-Sport Ekspres/