Berat Gjimshiti ishte shtylla e mbrojtjes në ndeshjen e sotme, ndërsa rolin e liderit ka kohë që e ka marrë në ekip. Një lojtar që përgjatë viteve është rritur shumë dhe kjo vetëm falë përulësisë dhe punës së palodhur të tij. Megjithëse u la jashtë nga De Biazi në Euro 2016, sërish nuk ngriti zërin, por pranoi çdo vendim për të mirën e Kombëtares. Madje do të kthehej edhe më i fortë me kuqezinjtë.
Nëse në fillim zhvillonte një lojtë të mirë, por pa marrë shumë përgjegjësi mbi vete dhe duke mbyllur gjërat e thjeshta, tashmë mund të thuhet me bindje të plotë se situata ka ndryshuar. Në mbrojtje është kthyer ai që të gjithë prisnim, një lider që mban peshën e prapavijës dhe që duket si një pasardhës i legjendës Lorik Cana.
Edhe vetë trajneri Reja do të pohonte në intervistën pas ndeshjes së sotme se futbollisti shqiptar e ka mbajtur në këmbë të gjithë mbrojtjen dhe kjo është diçka që nuk është vënë re vetëm në përballjen e fundit. Ndëkohë që pas arritjes së objektivit për vendin e parë në grup, nuk ka munguar as një urim nga klubi ku Gjimshiti luan dhe është kthyer në një titullar të pazëvendësueshëm, Atalanta. Bergamaskët kanë përcjellë përgëzimet e tyre përmes faqes zyrtare në “Twitter”, në një postim të Federatës Shqiptare të Futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Shqipëri 3-2 Bjellorusi
?? Cikalleshi '20; '27; Manaj '44
?#AirAlbania
? #RTSH, #Digitalb#NationsLeague#Albania#Shqipëria#Kombëtarja
????? #NeJemiNjë pic.twitter.com/EBSY21EEhI— FSHF (@FSHForg) November 18, 2020