“Më pëlqeu Shqipëria ndaj Kakistanit”, Murati i drejtohet lojtarëve: Luani me zemër

Ish-mesfushori i njohur i Kombëtares shqiptare, Edvin Murati ka vlerësuar ndeshjen e kuqezinjve ndaj Kazakistanit.

Në një mesazh të posaçëm për FSHF.org, ai u kërkon djemve që të luajnë me zemër në ndeshjen kundër Bjellorusisë dhe të arrijnë një rezultat pozitiv, që do të na rendiste në krye të grupit 4 të Ligës C në Nations League.

“Mirëdita të gjithëve! Ju përshëndes nga Franca. E ndoqa Kombëtaren në ndeshjen me Kazakistanin dhe më pëlqeu shumë. Shënoi tre gola, 2 gola nga sulmuesit dhe mbrojtja ishte shumë e mirë. Tani për ndeshjen me Bjellorusinë shpresoj që të kalojë mirë.

Një mesazh kisha për çunat, që të luajnë me dëshirë, me zemër dhe shpresoj me një rezultat shumë pozitiv. Ju përshëndes të gjithëve dhe së shpejti edhe me një fitore. Mirupafshim!”- shprehet Murati në mesazhin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *