“Mos më çaj k**** me Xhekon“, ish-drejtori sportiv i Romës zbulon bisedën me Antonio Konten

Edin Xheko ishte një nga sulmuesit më të përfolur në Serie A gjatë merkatos së verës, ku shkoi fare pranë kalimit te Juventusi. Megjithatë në garë ka qenë edhe Konte, i cili e ka kërkuar disa herë te Interi, që nga koha kur ka marrë drejtimin e pankinës zikaltër. Por përgjigja ndaj teknikut italian ka qenë gjithnjë jo dhe ish-drejtori sportiv i Romës, Xhanluka Petraki, ka zbuluar edhe bisedën që ka bërë me Antonio Konten për transferimin e sulmuesit boshnjak.

“Me Konten kemi një miqësi të thellë, por kam pasur një zënkë me të për Xhekon, të cilin dëshironte ta sillte te Interi. ‘Mos më çaj k**** me Xhekon. Nuk vjen edhe nëse i bie murit me kokë’, i thashë. Ai ishte një lojtar që kishte fituar zemrat e tifozëve dhe kur unë martohem me një klub, martohem gjithashtu edhe me tifozët”, ka thënë Petraki./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *