Shqipëria U-21 ka mbërritur shumë larg në këtë edicion të kualifikueseve të Europianit, për të grumbulluar 14 pikë dhe për të marrë fitore që kanë rritur entuziazmin e tifozëve. Shpresat tona janë dukë përjetuar një ëndërr për kualifikimin, por që në fakt është momenti për t’u zgjuar.
Situata për shkakun e COVID-19 kanë sjellë edhe ndryshimin e rregullave të kualifikueseve. Austria U-21 e cila ndodhet në vendin e dytë që e dëshiron Shqipëria U-21 dhe që ndeshjen e fundit do ta zhvillojë kundër Andorrës është zyrtarisht jashtë Europianit. Trajneri Werner Gregoritsch kërkon një fitore të thellë për ta mbyllur me nder.
“Lojtarët janë shumë të zhgënjyer që nuk e arritëm qëllimin tonë të madh të kualifikimit, kjo është e kuptueshme. Por unë mund të themi që secili prej djemve që do t’i japin lamtumirën kompeticionit, do të tregojnë se kjo skuadër me të vërtetë e meritonte që të shkonte në kampionatin europian”, u shpreh Gregoritsch.
E përse vjen kjo deklaratë? Formula e këtyre kualifikueseve është e ngatërrueshme, madje as vetë trajneri Alban Bushi nuk ishte në dijeni të saktë të formulës. “Një humbje e Austrisë dhe një barazim i yni ndaj Anglisë do të na dërgojë në vendin e dytë dhe ne kemi shanse kualifikimi”, do të shprehej tekniku i Shqipëri U-21 në “Procesi Sportiv”.
Por në këto nëntë grupe te U-21 do të kualifikohen 9 vendet e para. Sa i përket vendeve të dyta, do të vazhdojnë më tej pesë më të mirat në bazë të llogarive të pikëve, ku si rregull kryesor është që nuk llogariten pikët e marra me vendin e fundit. Austria U-21 renditet në vendin e tetë tek kalkulimi për më të mirat e vendeve të dyta dhe ndeshja e fundit që do të zhvillojë me Andorrën nuk i jep asnjë pikë në këtë renditje. Për këtë arsye është zyrtarisht e eliminuar, ndërsa Shqipëria ndodhet në kuotën e 14 pikëve.
Nëse kuqezinjtë do të arrijnë që të marrin vendin e dytë në grupin tonë dhe të shpresojnë për kualifikim direkt në Europian, është e detyrueshmja fitorja me Anglinë. Kjo pasi Kombëtarja U-21 ka 14 pikë dhe 4 prej tyre i ka marrë ndaj Andorrës së vendit të fundit, duke shkuar në 10 pikë për renditjen e vendeve të dyta. E duke parë renditjen aktuale kërkohet një mrekulli e madhe mes shumë kombinimesh për kualifikimin e Shqipërisë, që e lejon ende matematika, ndryshe nga Austria. /Sport Ekspres/
Renditja aktuale e vendeve të dyta më të mira