Nga Klaudio Ndreca
CIES ka nxjerrë një raport të ri sa i përket 100 lojtarëve në 10 kampionatet më të mira në Europë që kanë fituar përqindjen më të lartë të dueleve ajrore. Të dhënat janë marrë nga sezoni aktual dhe flitet për observatorin e futbollit që ka të dhëna interesante dhe të pagabueshme.
Në të dallohet se Kourt Zouma dhe Berat Gjimshiti kryesojnë në Europë, për të merituar tërësisht titullin: “Mbreti i ajrit”. Mbrojtësi i Chelseat gjendet në vendin e parë pasi ka fituar 26 nga 27 duele ajrore.
Me të njëjtën saktësi vjen edhe Berat Gjimshiti që ka arritur të fitojë 22 duele nga 23 përpjekjet e tij për të larguar topin me kokë. Pas këtyre dy mbrojtësve të sipërpërmendur vijnë Harry Maguire dhe Rafael Varane. /Sport Ekspres/