Vendosi një tjetër rekord në karrierë, Buffon përgëzon Ronaldon: Tani e ka radhën Pele

Cristiano Ronaldo akumuloi një tjetër rekord në karrierën e tij. Me golin e shënuar me Portugalinë ndaj Andorrës, 35 vjeçari ka barazuar legjendën Puskas në numrin e golave të shënuar. Tashmë sulmuesi i Juventusi ka shënuar 745 gola, po aq sa hungarezi Ferenc Puskas. I menjëhershëm ka qenë reagimi i portierit të Juventusit, Ganluigi Buffon, i cili me një postim në “Twitter” ka uruar Ronaldon për këtë arritje.

“I madhi CR7! Urime për këtë super arritje shoku im, 746 gola janë një sasi e madhe, E arrite Puskas tani radhën e ka Pele.”- ishte postimi i Buffon në “Twitter”. Nuk vonoi dhe reagimi i Cristiano Ronaldos, i cili me një story në “Instagram” ka falënderuar Buffonin. “Faleminderit legjendë”- ishte story i Ronaldos./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *