“Shqipëria do më ketë mua si kampion bote”, Florian Marku çudit britanikët: Xhaka stërvitet si unë, ja më e mira e shqiptarëve

Florian Marku po vazhdon me rekordet e ndeshjeve të fituara në boks dhe tanimë është gati për përballjet e para të vërteta, për t’u ndeshur me kundërshtarë të kalibrit të lartë. Një tjetër triumf i ardhur në mbrëmjen e djeshme, por ajo që çudit më tepër edhe britanikët është interesimi që zgjon Marku.

Në Londër është shitur një numër rekord i biletave për të parë përballjen e tij, duke dalë tërësisht nga pritshmëritë. Gjatë një interviste për “SunSport”, Marku nuk e mendon gjatë për t’u shprehur se Shqipëria do të ketë tanimë një kampion bote në boks.

“Për ju ndoshta unë jam i ri, por në Shqipëri, Greqi, Austri dhe në Europë kam shumë tifozë pasi kam pasur mbi 100 luftime në kikboks dhe MMA. Fitova tre tituj botërorë dhe shkova në 10 vite pa humbje.

Unë shita rreth 800 bileta për shfaqjen O2 në korrik 2019, por vetëm 20 prej tyre ishin miq dhe nga familja. Pjesa tjetër ishin tifozë që ndoshta nuk i kam takuar kurrë, madje dy djem kishin fluturuar nga Australia.

Xherdan Shaqiri është një mik i imi, më ka ndjekur në ndeshjet që bëj. Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë gjithashtu miqtë e mi sepse gjëja më e mirë për ne shqiptarët është se ne qëndrojmë në kontakt me njëri-tjetri në të gjithë botën. Graniti stërvitet me të njëjtën forcë dhe trajner kondicionimi si unë. Luan Krasniqi ka qenë boksieri më i njohur shqiptar, por ne nuk e kemi pasur kurrë një kampion bote. Unë besoj se ai do të jem unë”, ka thënë Marku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *