Granit Xhaka është padyshim një prej futbollistëve shqiptarë më të njohur në arenën europiane. Mesfushori i Arsenalit zgjodhi që të mbante veshur fanellën e Zvicrës, duke mos e ndryshuar zgjedhjen e tij edhe në momentin e krijimit të Kosovës, ku në bazë të rregullave i lejohej që të përfaqësonte dardanët.
Ndërkohë momenti kulminant i emocioneve të fituara nga ana e tifozëve shqiptare ishte goli i Granitit kundër Serbisë. Pikërisht në Botërorin e Rusisë, atje ku festimi u shoqërua me shqiponjën. Një gjyq publik u bë asokohe për lojtarët që kishin festuar në këtë mënyrë, me zviceranët që e pritën më keq edhe se vetë serbët. Ndërkohë në një intervistë të fundit Xhaka rrëfen me sinqeritet gjithçka ndodhi në atë kohë.
“Fëmija që erdhi më ka ndryshuar jetën ashtu si nuk kisha imagjinuar më parë. Sigurisht që kisha dëgjuar për ndryshimet kur bëhesh baba, por jo deri në këtë pikë. Sa i përket pjesës së futbollistit, unë nuk kam ndryshuar aspak, jam ai që kam qenë dikur që fëmijë. Përshembull, kur humbas në një ndeshje nuk i flas as gruas sime, vështirë, pasi jam i mërzitur. Ndërsa tani thjesht marrë fëmijën në krah dhe harroj gjithçka ka ndodhur.
Sa i përket çështjes së shqiponjës dykrenare që kemi bërë ndaj Serbisë, mund t’ju përgjigjem sinqerisht: “Sigurisht që nuk ka lidhje me Zvicrën, por ishte emocion i pastër. Nëse nuk keni qënë në stadium, nuk mund ta imagjinoni presionin që kisim ndaj Serbisë, atje ku na vërshëllyen edhe himnin. E kuptoj që shqiponja është çështje e madhe, por le ta lëmë pas.”
Në raundin tjetër kundër Suedisë ishte ndoshta ndeshja ime më e dobët me Kombëtaren. Mendoja ende për çështjen e festimit me shqiponjë. Imazhi që kisha krijuar te njerëzit si person dhe lojtar kishte ndryshuar brenda një çasti, për shkakun e një gjesti. Atëherë nuk na lejohej që t’i shpjegonim botës të vërtetën e arsyes që kishim festuar në atë mënyrë. Pas ndeshjes kundër Suedisë unë do të isha shumë i lumtur për eliminimin që të largoheshim dhe të zgjidhnim problemin me Zvicrën për shkakun e shqiponjës”, tha Xhaka. /Sport Ekspres/