Shqipëria hap dyert për Anglinë, “3 luanët” mund të përballen me Islandën në vendin tonë

Një lajm i papritur vjen nga Britania e Madhe. Shqipëria i ka hapur dyert Anglisë, teksa media prestigjoze, “BBC”, njofton se “tre luanët” mund të përballen me Islandën në vendin tonë. Ndeshja mes këtyre dy Kombëtareve është parashikuar të luhet në “Uembli” më datë 18 nëntor, por rregullat e vendosura nga qeveria britanike mund të sjellin një ndryshim plani.

Islanda do të ndeshet me Danimarkën në Kopenhagen përpara se të udhëtojë drejt Anglisë dhe këtu qendron i gjithë problemi. Britania e Madhe ndalon të gjithë qytetarët e huaj që të udhëtojnë nga Danimarka drejt vendit të tyre për shkak të një lloji të ri Koronavirusi të shfaqur në shtetin danez.

Vendimi është duke u shqyrtuar nëse do të ketë një rast përjashtues për këtë ndeshje, por ndërkohë Federata e Anglisë ka nisur të përgatitet edhe për alternativa të tjera. “BBC” zbulon se shtyrja e ndeshjes nuk është një mundësi, kështu që rruga e vetme mbetet të luhet në një fushë neutral. Shqipëria është kandidatja kryesore për të mirëpritur këtë përballje mes Anglisë dhe Islandës. ndërsa një gjë të tillë e bëri edhe muajin e shkuar, duke lejuar Azerbajxhanin e De Biazit të luante në “Elbasan Arena”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *