“Interi është bërë i frikshëm“, ironia e Kontes: Na mungon furia? Kush thotë kështu të heqi verën nga tavolina

Interi ka marrë një barazim 1-1 kundër Atalantës ditën e sotme, duke u larguar të pamposhtur nga Bergamo. Pas përfundimit të ndeshjes, Antonio Konte ka folur për mikrofonin e “Sky Sport“, ku nuk i ka kursyer as ironitë kur pyetet mbi kritikat se këtij Interi i mungon furia. Trajneri italian duket i kënaqur me punën që ka bërë në stolin zikaltër, teksa shprehet se në vetëm 1 vit kohë Interi është bërë sërish i frikshëm.

“Na mungon furia? Atyre që i thonë këto gjëra, unë u përgjigjem që të heqin verën nga tavolina, madje edhe likerin ose kafenë. Interi në hapësirën e një viti është përsëri i frikshëm, edhe nëse duhet të jemi më të mirë në menaxhimin e situatave në ndeshje. Trajneri nuk është në fushë dhe lojtarët duhet të menaxhojnë këto gjëra. Pastaj ka duhet të merret parasysh edhe vlera e kundërshtarëve, për t’u përballur me Atalantën deri para disa vitesh do të na duhej të vinim një helmetë dhe sot nuk ishte ashtu“, ka thënë Antonio Konte./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *