Kastrioti është parashikuar që në fillimin e këtij kampionati si surpriza e Superiores. Pas fitores së marrë në shtëpi kundër Partizanit është grumbulluar edhe një tjetër pikë me vlerë teksa është barazuar në transfertën ndaj Laçit. Emiljano Musta do të shënonte golin e parë me fanellën e kurbinasve, menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë.
Gjithçka është dukur më e lehtë për ekipin e Cungut që të marrë fitoren e parë në këtë kampionat pas ndëshkimit me të kuq të Recit në minutën e 64. Por kur gjithçka po pritej që të mbyllej, në të vetmin shans dhe rast që Sebino Plaku kishte për të shënuar, e ka ndalur topin në rrjetë. /Sport Ekspres/
Laçi: Sherri, Marku, Ignjatoviç, Obanor, Musta, Lukas Ramos, Deliu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze
Kastrioti: Hidi, Hysein, Bojom, Çela, Prodani, Mehmeti, Okebugu, Moraes, Bardhi, Rezi, Devid