VIDEO/ Një tjetër shqiptar lë gjurmë në Turqi, talenti 22-vjeçar shijon golin e parë në aventurën e re

Numri i shqiptarëve në kampionatin turk është rritur ndeshëm vitet e fundit, me futbollistë të Superiores apo Superligës së Kosovës që zgjedhin Turqinë si hapin e radhës në karrierën e tyre. Vendimi duket të jetë i duhuri, pasi ia kanë dalë të lënë gjurmë edhe në një kampionat të tillë. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Jetmir Topalli.

Talenti shqiptar u largua nga Ballkani i Ismet Munishit për të veshur fanellën e Yeni Malatyaspor në elitën e futbollit turk gjatë merkatos së verës. Në paraqitjen e 4-t me skuadrën e re, Topalli ka arritur të shijoë edhe golin e parë në këtë aventurë të re.

Pikërisht ditën e djeshme sulmuesi shqiptar ka tundur rrjetën e Artvin Hopaspor në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Turqisë. Trajneri zgjedh ta aktivizojë në pjesën e dytë dhe Topalli ia shpërblen besimin, duke dyfishuar shifrat në minutën e 79 të takimit, ndërsa Yeni Malatyaspor kalon me sukses në raundin e radhës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *