Milani nuk ka arritur të vazhdojë rekordin 24 ndeshje pa humbje që e mbante pas periudhës së karantinës. Kuqezinjtë u ndëshkuan tre herë nga francezët e Lille, duke mos treguar asgjë nga forma e jashtëzakonshme e këtyre muajve. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 21-të, teksa një ndërhyrje e gabuar e kapitenit Romanjoli i dhuroi një penallti Lilles, e cila shndërrua në gol nga Yazici. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-1.
Në pjesën e dytë Milani e nisi me marshin e tretë duke krijuar raste për fol, megjithaatë një goditje nga distanca e Yazic, e ndihmuar dhe nga një gafë e Donarumës i dhuron golin e dytë Lilles. 23-vjeçari do të shënonte dhe njëherë, duke plotësuar kështu tripletën në “San Siro”. Milani provoi të ndryshonte diçka me Rebiç dhe Leao, megjithatë pa mundur të bëjnë asgjë. Me këtë humbje 0-3, Milani zbret në vendin e dytë me 6 pikë duke i lëshuar vendin e parë Lille, e cila ndodhet në kuotën e 7 pikëve./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
David assists Yazici with a nice lay-off ? #CANMNThttps://t.co/Psd1Q7dvwG
— ????????? (@GlassCityFC) November 5, 2020