Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Torinos, Pasquale Bruno ka sulmuar yllin e bardhezinjëve, Kristiano Ronaldo. Arsyeja? Një temë që nuk është prekur më herët, atje ku Bruno kërkon më tepër respekt për vendin në të cilin luan portugezi.
I ftuar në emisionin “Tiki Taka”, ish-futbollisti është shprehur se Ronaldo ka dy vite në Itali dhe nuk është ende në gjendje që të flasë gjuhën italiane. “Është një injorant, flet ende në spanjisht. Nuk ka fare respekt për shokët e skuadrës dhe për italianët. Ka në këtë vend rreth dy vite dhe nuk ka mësuar asnjë fjalë nga gjuha jonë. Përdor vetëm spanjishten”, ka thënë Pasquale Bruno. /Sport Ekspres/