Epoka e trajnerit të ri gjerman te Vllaznia duket se ka nisur në mënyrën e duhur. Në ndeshjen e parë zyrtare kundër Devollit në Kupën e Shqipërisë është fituar në shifrat 7-0. Një rezultat i thellë ky në favor të Vllaznisë, por të gjithë janë të ndërgjegjshëm se duhet pritur nisja e Superiores për të bërë një analizë të saktë.
Nga ana tjetër drejtori sportiv i ekipit shkodran, Matko Djarmati i ftuar në emisionin “Fair Play” që drejtohet nga Enkeleida Zeko, nuk mund ta linte pa përmendur edhe një batutë mbi këtë rast. “Luan me shokët në kalçeto dhe nuk arrin që të shënosh 7 gola. Ishim kundër një ekipi të kategorisë së dytë, modest, por kam parë një dëshirë të madhe te futbollistët që kanë dhënë maksimumin e tyre”, u shpreh Djarmati. /Sport Ekspres/