Nga Klaudio Ndreca
Zlatan Ibrahimoviç mori vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja e Suedisë, atje ku u mendua edhe mbyllja e karrierës së këtij sulmuesi. Por rikthimi te Milani ka zgjuar rininë e përjetshme të këtij futbollisti i cili po thyen çdo rregull dhe ligj të menduar mbi futbollin.
Kuqezinjtë janë duke kryesuar në Seria A vetëm falë tij, ndërsa Zlatani po shënon thuajse në çdo ndeshje. Kur vlerësimet janë nga më të lartat mbi këto performanca, në ditën e sotme ka ardhur edhe një flirtim me Suedinë përpara ndeshjeve në Ligën e Kombeve.
“Kohë e gjatë që nuk jemi parë”, ka shkruar Zlatan Ibrahimoviç duke postuar një foto ku mban veshur fanellën e Suedisë. A do të jetë kjo një prapakthehu pas shpërthimit me golat te Milani? Mbetet të shihet… /Sport Ekspres/
Long time no see pic.twitter.com/1VQR3PMh4s
— Zlatan Ibrahimovi? (@Ibra_official) November 2, 2020