Partizani gjen Apoloninë dhe Dinamo Bylisin, ja çiftet e skuadrave në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë

Futbolli shqiptar ka ngritur siparin ditën e sotme, teksa Kupa e Shqipërisë ka nxjerrë sërish në fushën e lojës ekipet. Raundi i parë është luajtur dhe fituesit janë vendosur. Ndërkohë janë përcaktuar edhe çiftet që do të ndeshen në fazën e dytë të këtij kompeticioni, që këtë vit vjen me një ndryshim në format, pasi skuadrat do të kenë vetëm 90 minuta në dispozicion për të siguruar kualifikimin.

Në grupin A, Tirana do të presë Korabin, ndërsa dueli që bie më tepër në sy është ai mes Bylisit dhe Dinamos. “Nëndetësja blu” ka bërë përforcime të konsiderueshme në merkaton e verës dhe i ka ha[ur të gjitha kartat për t’u rikthyer në elitë dhe për të kërkuar sukses këtë sezon.

Sa i përket grupit B, në fushë do të vijë derbi i juglindjes, me Skënderbeun dhe Pogradecin që vendosen përballë njëri-tjetrit. Ndrëkaq, një sfidë me aromë Superioreje rezervohet në këtë grup, ku Partizani do të ndeshjet me Apoloninë për të kaluar në raundin tjetër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Grupi A

Laçi-Besëlidhja/ Egnatia

Teuta-Kastrioti

Tirana-Korabi

Bylisi-Dinamo

Grupi B

Skënderbeu-Pogradeci

Partizani-Apolonia

Kukësi-Besa

Vllaznia-Elbasani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *