Interi është ndalur nga një barazim mbrëmjen e sotme kundër Parmës. Ndeshja në “San Siro“ është mbyllur me shifrat 2-2 dhe gjithçka është vulosur vetëm në minutat e fundit të takimit. Zhervinjo ka bërë për ujë të ftohtë Antonio Konten, teksa me dopietën e tij befason zikaltrit. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka “tronditur“ Interin që në sekondat e parë të pjesës së dytë.
Lojtari 33-vjeçar lëviz mirë për të krijuar hapësira dhe shfrytëzon mirë një top të gjatë, ku pa rënë ende në tokë e godet për ta ndalur më pas në rrjetë. Ndërkohë në minutën e 61-të, ishte po ai që ndëshkoi për herë të dytë Interin, teksa i gjetur përballë Handanoviç, e dërgon topin mes këmbëve të këtij të fundit.
Zikaltrit u kundërpërgjigjën me një gol të Brozoviç, ndërsa ai që rikthen frymëmarrjen te ekipi i udhëhequr nga Antonio Konte është Ivan Perisiç. Një goditje me kokë nga ekzekutimi i një goditje dënimi në minutën e 92-të solli baraspeshën për Interin, që pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit duhet të kënaqet me vetëm 1 pikë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/Interrnazionale/status/1322613994583171078
Mais um grande passe para Gervinho faz seu segundo gol no jogo.#InterParma 0-2#SerieATim#ShowDoEsporte https://t.co/mg0wozPzmS
— Planeta do Brasil ? (@PlanetaDoBrasil) October 31, 2020
https://twitter.com/noobfcb/status/1322602098371022850
https://twitter.com/BR_Goal/status/1322606293845200899