Një spektakël mes goleadës së madhe bëri Reali i Madridit ndaj Huescas në takimin e zhvilluar për kampionatin në La Liga. Përpara kësaj përballje e gjithë vëmendja ishte te marrëdhënia Benzema-Vinicus, duke marrë parasysh skandalin e publikuar nga ana e mediave në “Champions League”.
Vinicius u la në stol dhe u aktivizua në minutën e 60 në fitoren 4-1 që mori Reali i Madridit. Dy gola do të vinin nga ana e Benzemas, ndërsa në rrjetet sociale kërkohej informacioni nëse pakënaqësia me Vinicius do të vazhdonte që të ndihej edhe në takimet e radhës.
Nuk rezulton kështu pasi në 30 minuta janë shkëmbyer 8 pasime ndërmjet këtyre dy lojtarëve. Madje në një rast kemi shpërthimin e Vinicius Junior që nga zona e Realit për të mbërritur në portën e Huescas, por pasimi i tij për Benzeman nuk do të konkretizohej nga sulmuesit francez. Gjithashtu në këtë takim shënoi edhe Hazard, për të rritur më shumë entuziazmin te tifozët madrilen. /Sport Ekspres/
A grandeza do @vinijr MELHOR RESPOSTA PRO BENZEMERDA pic.twitter.com/qny9Wsj7vV
— paulinho serra???????????? (@PaulinhoSerra) October 31, 2020