“Urime 12 lojtarëve të Barçës“, në familjen e bardhezinjve nuk i del inati me… arbitrin

Juventusi u mposht me shifrat 0-2 nga Barcelona mbrëmjen e djeshme, duke vijuar në krizën e rezultateve që kanë shoqëruar skuadrën që nga ulja e Pirlos në krye të pankinës. Bardhezinjtë arritën të tundnin rrjetën 3 herë, por të treja herët golat u anuluan për pozicion jashtë loje. Për të rënduar situatën vjen edhe një karton i kuq për Demiral dhe një penallti e dhënë në fund të ndeshjes, megjithëse disa kanë dyshime se kontakti mes Bernardeskit dhe Fatit nisi që jashtë zone.

Të gjitha këto së bashku nuk janë pritur mirë në familjen bardhezi. Nipi i presidentit Anjeli, Lapo Elkan, ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet e tij sociale, duke treguar se nuk i ka dalë inati me arbitrin për vendimet e dhëna. “Urime 12 lojtarëve të Barçës”, ka shkruar Elkan në “Tëitter”, duke e akuzuar kështu gjyqtarin e takimit se ka “luajtur” për katalanasit mbrëmjen e djeshme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *