Ngërçi i futbollit është drejt zgjidhjes përfundimtare dhe klubet do të rikthehen sërish në fushë. Në fundjavë është Kupa e Shqipërisë ajo që do të nisë sezonin e ri, por këtë herë vjen me një risi në format. Skuadrat do të kenë vetëm një shans për të synuar kalimin e raundit, teksa do të ketë vetëm një ndeshje dhe jo sistem vajtje-ardhje për duelet e këtij kompeticioni.
Ndërkohë janë përcaktuar edhe çiftet e raundit të parë të Kupës së Shqipërisë. Në grupin A Tirana do të përballet me Shkumbinin, ndërsa një kjo fazë rezervon edhe një përballje mes Flamurtarit dhe Dinamos. Sa i përket grupit B, Kukësi do të ketë përballë Maliqin, ndërsa Partizani do të ndeshjet me Ilirinë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Grupi A:
Tirana – Shkumbini
Laçi – Vora
Teuta – Tërbuni
Bylisi – Veleçiku
Flamurtari – Dinamo
Kastrioti – Burreli
Besëlidhja – Egnatia
Korabi – Erzeni
Grupi B:
Kukësi – Maliqi
Skënderbeu – Tomori
Partizani – Iliria
Vllaznia – Devolli
Luftëtari – Elbasani
Apolonia – Turbina
Pogradeci – Oriku
Lushnja – Besa