VIDEO/ Ekipi i Erdoganit i hap telashe, Nejmar luan vetëm 25 minuta dhe statistikat befasojnë PSG-në

Istanbul Bashaksehir ka rezultuar një kockë e fortë për PSG-në. Pjesa e parë mes këtyre skuadrave është mbyllur me rrjeta të paprekura dhe lojtarët i janë drejtuar dhomave të zhveshjes pa provuar shijen e golit. I njohur ndryshe edhe si ekipi i Erdoganit, Bashaksehir i ka hapur telashe në 45 minutat e para nënkampionëve të Europës.

Megjithëse formacioni francez është i mbushur me yje, statistikat befasojnë në këtë pjesë të parë. 7 me 11 janë tentativat në favor të PSG-së, ndërsa kuadrati është shënjestruar vetëm një herë nga të dy krahët. Ndërkohë edhe përqindja e mbajtjes së topit 42% me 58% për parisienët, duke mos pasur treguar dominimin që pritej në fushën e lojës.

Ndërkohë PSG ka humbur një nga lojtarët e saj më të mirë në ndeshjen e sotme. Nejmar ka rezistuar vetëm 25 minuta në fushën e lojës, duke iu drejtuar dhomave të zhveshjes më herët se shokët e tij të ekipit. Ylli brazilian u dëmtua gjatë takimit dhe pavarësisht dëshirës së madhe për të luajtur, nuk ia doli dot të qendronte më gjatë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/Footballgoal20/status/1321523065088548868

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *