Feronikeli ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në javën e 9-të ë Superligës së Kosovës, duke mposhtur Llapin më rezultatin minimal 1:0. Goli i vetëm i cili i solli fitoren Feroniekeli u shënua nga Yll Hoxha nga distanca. Në këtë ndeshje u ndëshkua me kartonin e kuq në fund të ndeshjes Tahir Batatina për shkak të protestave të shumta mbi gjykimin e ndeshjes.
Megjithatë kjo ndeshje nuk ka përfunduar brenda fushës së lojës, pasi zyrtarët e skuadrës së Llapit kanë komunikuar se janë goditur dhe më pas arrestuar nga Policia e Kosovës. Më poshtë e keni komunikatën e plotë:
Jo gjithçka shkoi në rregull pas përfundimit të ndeshjes Feronikeli – Llapi. Ne nuk jemi të njoftuar për kompetencat e Policisë së Kosovës në ndeshjet zyrtare të Superligës, a janë ata për të na mbrojtur apo për të na sulmuar e arrestuar vetëm pse kërkojmë sqarim me fjalë për dëmtimet që po i bëhen KF Llapit.
Njësoj edhe sot, sikurse në turpin që bënë në ndeshjen Gjilani – Prishtina të edicionit të kaluar, Policia e Kosovës përdor dhunë mbi personin zyrtar, ndihmëstrajnerin e klubit, Burim Zhjeqi i cili arrestohet në mënyrë brutale nga e ashtuquajtura Njësi Speciale.
Krejt kjo ndodh kur në ndeshjet tona nuk ka profesionalizëm, sepse personat zyrtar të deleguar nga FFK-ja nuk janë të nivelit të Superligës, veçanërisht nga Delegati i ndeshjes ku në kushte pandemie nuk i largon tifozët nga tribuna, të pranishmit kalonin numrin e mbi 200 shikuesve. Ai merret me personat zyrtar, të cilët kanë drejtë të protestojnë me fjalë, e ai urdhëron Policinë duke iu thënë “lidhni”.
Po shfaqim brengën tonë nëpërmjet kësaj video të bashkangjitur rreth asaj se çka ndodhi pas ndeshjes Feronikeli – Llapi në hapësirat e brendshme të stadiumit. Pas më shumë se 3 orëve pritje, ndihmëstrajneri Burim Zhjeqi është liruar nga mbajtja në stacionin policor në Drenas./Elio Hajdari-Sport Ekspres/