E fundit/ Ronaldo përbën rast të veçantë, mësohet përgjigja e tamponit për yllin portugez

A do të jetë Ronaldo në fushë kundër Barcelonës? Kjo është pyetja që është ngritur më tepër ditët e fundit, e që sot ka marrë një përgjigje përfundimtare. Dueli me Mesin do të shtyhet për në “Kamp Nou”, teksa tamponi rezulton sërish pozitiv për yllin portugez.

Ronaldo po kthehet në një rast të veçantë, pasi pandemia duket sikur nuk ka ndërmend të largohet prej tij, ku edhe pse testimi është bërë disa herë sërish rezultati është i njëjtë. 14 ditët që nga momenti kur sulmuesit i Juventusit rezultoi pozitiv kanë kaluar, por virusi ende nuk është larguar nga trupi i tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *