Statistikat e Champions-it/ Olainka në listën e rekordeve, Mbape më i shpejti në fushë

Tashmë janë publikuar edhe statistikat e sezonit të shkuar në Champions League. UEFA ka ndarë me të gjithë një shifra dhe kuriozitete nga edicioni 2019/2020 i kompeticionit më madhor për klube. Ylli francez, Kilian Mbape, është lojtari më i shpejtë i Champions-it, teksa ka regjistruar një shpejtësi rekord sezonin e shkuar pre 33.97 km/h, të regjistruar në sprintin e minutës së 73-të në finale kundër Bajernit.

Ndërkohë në listën e rekordeve është edhe një emër shumë i njohur për të gjithë shqiptarët, Peter Olainka. Ish-sulmuesi i Skënderbeut numëron një mesatare prej 60.33 sprintesh për ndeshje, i ndjekur nga dy lojtarë të tjerë të Slavias së Pragës, Sevcik dhe Masopust, ndërsa pas tyre vjen Koke me 56.44 të tilla.

Sa i përket ekipeve me përqindjen më të lartë të mbajtjes së topit është Liverpuli ai që udhëheq me 67%, i ndjekur nga Bajerni i Mynihut me 64% dhe Mançestes Siti me 63%./Halit Delibashi-Sport Eskpres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *