Covid-19 hyn edhe në FIFA, presidenti Infantino rezulton pozitiv: Ka shfaqur simptoma

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, është prekur nga pandemia Covid-19. Lajmin e bën të ditur vetë qeveria e futbollit botëror. Kreu i organizimit më të lartë të futbollit në botë ka shfaqur simptoma të lehta dhe është izoluar menjëherë. Bëhet me dije se 50-vjeçari do të qendrojë për të paktën 10 ditë në karantinë, ndërsa të gjithë personat me të cilët ka pasur kontakte janë lajmëruar dhe duhet të ndjekin masat përkatëse.

“Xhani Infantino, presidenti i FIFA-s, rezultoi pozitiv për Covid-19. Kreu i FIFA-s ka shfaqur simptoma të lehta dhe do të qendrojë në vetë-izolim për të paktën 10 ditë.  Të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të në ditët e fundit janë informuar dhe u është kërkuar të marrin masat e nevojshme. FIFA i uron në mënyrë të sinqertë presidentit Infantino një shërim të shpejtë“, njofton FIFA./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *