Një tifoz i Romës dhe si idhull ka Françesko Totin, ky ishte arbitri që u etiketua si katastrofa e “San Siros”

Giacomelli ka dështuar tërësisht me vendimet e dhëna përgjatë ndeshjes Milan-Roma. Dy penallti që nuk kishin aspak lidhje për t’u akorduar u vërshëllyen nga ana e kryesorit të takimit, duke i befasuar të gjithë në Europë, pavarësisht faktit se ishte prezent edhe VAR.

Fakti se bëhej fjalë për një penallti për të dyja ekipet nuk i ka qetësuar aspak gjakrat. Mbrojtësi i Milanit, Kjaer, është shprehur se Giacomelli e ka dhënë penalltinë për kuqezinjtë si një kompensim pasi kuptoi më vonë gabimin që kishte bërë me 11-metërshin e akorduar në favor të Romës.

Por kush është Giacomelli? Një arbitër i njohur edhe më parë për gafa të mëdha, që shkon në kufirin e skandalit. I lindur në Trieste, është bërë i ditur edhe ekipi që mbështet ky gjyqtar. Pikërisht Roma! Kjo pasi Giacomelli ka një lokal në Trieste, atje ku ka veshje në ngjyrat e Romës dhe fjalë që lavdërojnë klubin kryeqytetas. Gjithashtu edhe në profilin zyrtar të tij në “Facebook” ndodhet Giacomelli teksa drejtonte Françesko Totin përgjatë një ndeshje./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *