Liga Profesioniste vjen me njoftim për shtyp, i vendos afat Qeverisë për të dhënë përgjigje pozitive

Krerët e klubeve të Superiores kanë mbajtur një takim ditën e sotme në ambientet e “Air Albania“. Një përgjigje pozitive nga ana e Qeverisë ende nuk ka ardhur, pavarësisht shkëndijave pozitive që nisën të shfaqeshin ditët e fundit, sidomos pas takimit Duka-Rama. Megjithatë një vendim zyrtar për të pranuar kërkesat nuk ka pasur, çfarë ka bërë që presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore të diskutojnë për hapat e mëtejshëm që do të ndjekin.

Liga Profesioniste ka reaguar me deklaratë për shtyp pak më parë në faqen e vetë zyrtare, ku vlerësojnë si një hap pozitiv takmin e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, me Kryeministrin Edi Rama. Më tej bëjnë me dije se do i japin një afat Qeverisë deri ditën e enjte për të ardhur me një përgjigje pozitive, të cilën supozohej ta jepnin të premten e shkuar. Pas datës 29 tetor, anëtarët e Ligës Profesioniste do të vendosin se çfarë rruge do të ndjekin me bojkotin e ndërmarrë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *