Mario Baloteli ndodhej në emision Big Brother që transmetohet në Itali për t’i bërë një surprizë vëllait të tij që është konkurrent. Por për sulmuesin e njohur në atë shtëpi të famshme tanimë në vendin fqinj ndodhet edhe e ish- e dashura, Dajane Melo.
E pyetur nga prezantuesi nëse e dëshironte Marion në shtëpi, përgjigja ka qënë pozitive. Por nga ana tjetër nuk mund të mungonte batuta pa sens nga Baloteli: “Ashtu thotë se më do në shtëpi dhe pastaj thotë ndalo, ndalo, se më dhemb”. Një përgjigje kjo e papritur për Dajanen në një transmetim direkt dhe në syrin e një audience të lartë. /Sport Ekspres/
Balotelli che fa la battutina squallida da convinto maschio alfa e le risatine in studio, col conduttore divertito. A Canale 5 si va avanti a proporre modelli meravigliosi, vedo. pic.twitter.com/fJMxjnYWak
— Selvaggia Lucarelli (@stanzaselvaggia) October 24, 2020