Lajmet e këqija nuk kanë të mbaruar për Andrea Pirlon. Pas humbjes së Kielinit në ndeshjen e shkuar kundër Dinamos së Kievit në Champions League, tashëm humb shtyllën tjetër të mbrojtjes. Leo Bonuçi ka pësuar një dëmtim në këmbën e tij të djathtë në ndeshjen e sotme kundër Veronës.
Kapiteni i bardhezinjve ka lënë shiritin në krahun e Dibalës dhe ka kërkuar zëvendësimin, duke mos ia dalë dot të qendorojë më gjatë në fushën e lojës. Dhimbjet e kokës duhet të kenë filluar tashmë për Andrea Pirlon, që në mesjavë ka një përballje tejet të vështirë kundër Barcelonës. Juventusi mbetet kështu pa mbrojtës në këtë sfidë delikate dhe trajneri i juventin duhet të improvizojë diçka, pasi si Kielini, Bonuçi ashtu edhe De Ligt nuk do të jenë nën urdhërat e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/